Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të deklarojnë ndërprerjen e mbështetjes për ofensivën më Jemen, i cili është shkatërruar nga një luftë 6-vjeçare ku mbi 110,000 njerëz besohet të kenë vdekur.
Këtë e ka deklaruar këshilltari i sigurisë nacionale i presidentit Joe Biden.
Nën udhëheqjet e dy paraardhësve të Bidenit, SHBA-ja ka mbështetur një koalicion të drejtuar nga Arabia Saudite kundër rebelëve në Jemen.
Konflikti ka lënë milionë jemenë në prag urie, shkruan BBC.
Luftimet filluan në vitin 2014 në mes të një qeverie të dobët të Jemenit dhe lëvizjes rebele Houthi. Ka eskaluar një vit më vonë, kur Arabia Saudite dhe tetë shtete arabe, të mbështetura nga SHBA-ja, Britania dhe Franca, filluan sulmet ajrore kundër rebelëve Houthi.
-
Mbretëria e Bashkuar i bashkohet SHBA-së në fushatën kundër grupit Houthi në Jemen
-
68 të vdekur nga një sulm amerikan në një qendër emigrantësh në Jemen
-
Sulmet e SHBA-së ndaj rebelëve Houthi lënë të vdekur 74 persona në Jemen
-
SHBA-ja sulmon sërish Houthit në Jemen, shkon në 53 numri i të vdekurve
-
SHBA-ja lanson një valë të sulmeve ajrore ndaj Houthive, raportohet për të paktën 31 të vdekur