Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i tha homologut të tij turk të mërkurën mbrëma se ai kundërshton fuqishëm operacionin e ri ushtarak të Turqisë në Siri dhe shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në rajon, ka njoftuar Pentagoni, shkruan Reuters.
Në telefonatë, Austin shprehu ngushëllimet e tij për sulmet që ndodhën në Stamboll më 13 nëntor.
“Ai shprehu gjithashtu shqetësim për përshkallëzimin e veprimeve në veri të Sirisë dhe Turqisë, duke përfshirë sulmet e fundit ajrore, disa prej të cilave kanë kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e personelit amerikan që punon me partnerët lokalë në Siri për të mposhtur ISIL-in”, thuhet në deklaratë.
Ministri i Mbrojtjes bëri thirrje për de-përshkallëzimin e situatës dhe shprehu kundërshtimin e fortë ndaj operacionit të ri ushtarak turk në Siri.
-
Izraeli sulmon një bazë ushtarake në Siri, reagojnë SHBA-ja dhe Turqia
-
Trupat amerikane duhet të qëndrojnë në Siri për ta parandaluar IS-in, thotë Austin
-
Blinken në Turqi, thekson nevojën për të mbajtur nën kontroll Shtetin Islamik në Siri
-
SHBA-ja qëllon caqe të ISIS-it: S’duhet të përfitojë nga situata aktuale në Siri
-
SHBA-ja do ta ruajë praninë në Sirinë lindore, thotë Pentagoni