Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja kalon numrin e 1 milion vdekjeve nga COVID-19

SHBA-ja ka kaluar shifrën e 1 milion vdekjeve nga COVID-19. John McClung qëndron në dhomën ndërsa po përkujtohet bashkëshortja e tij që e humbi betejën me COVIDIN.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kaluar numrin e 1 milion vdekjeve të lidhura me COVID-19, ka konfirmuar të enjten Shtëpia e Bardhë, shkruan BBC.

“Vendi shënoi një moment tragjik. Çdo vdekje ishte humbje e pazëvendësueshme”, ka thënë presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Numri i vdekjeve në SHBA nga COVID-19 është më i madhi në botë, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë diku tjetër.

SHBA-ja ka regjistruar më shumë se 80 milionë raste me COVID-19, nga një popullsi prej 330 milionë banorësh.

Rasti i parë me COVID-19 u raportua më 20 janar 2020 në Wuhan të Kinës.