Zyrtarët e inteligjencës amerikane janë të shqetësuar se Kievi mund të bjerë nën kontrollin rus brenda disa ditësh.
Burimet kanë thënë se vlerësimi fillestar i SHBA-së para pushtimit i cili parashikonte se kryeqyteti ukrainas do të pushtohej brenda 1-4 ditë pas një sulmi rus, mbetet pritshmëria aktuale.
Zyrtarët amerikanë besojnë se Rusia është përballur me rezistencë më të ashpër nga forcat ukrainase sesa pritej, sipas burimeve.
CNN raportoi më parë se një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë të enjten se Rusia "po bënte një lëvizje në Kiev".
Zyrtarët e inteligjencës perëndimore vlerësojnë se plani i Rusisë është të rrëzojë qeverinë në Kiev dhe të vendosë një qeveri prokure miqësore me Rusinë – por ata nuk e dinë ende nëse Putini do të kërkojë të pushtojë dhe mbajë territorin ukrainas më pas, një nga burimet e njohur me inteligjencën, ka thënë për CNN.