Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë dritën jeshile për shitjen e 50 tankeve M1A2 “Abrams” në Bahrejn.
Bahrejni mbetet i vetmi vend i Gjirit që mbështet publikisht SHBA-në në operacionet ushtarake për të parandaluar sulmet e “Houthit” nga Jemeni në Detin e Kuq dhe konsiderohet si “aleati kryesor jo-NATO” i Amerikës në rajon, raporton Mirror.
Marrëveshja e mundshme e shitjeve, nëse aprovohet nga Kongresi, do të përfshijë gjithashtu automjete ushtarake, ura të lëvizshme dhe mitralozë, midis pajisjeve të tjera, për një total prej 2.2 miliardë dollarësh.
“Shitja e propozuar e armëve do të rrisë kapacitetin e Bahrejnit për t'u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme, duke i ofruar mjetet për të penguar armiqtë dhe aftësinë për të marrë pjesë në operacionet rajonale së bashku me SHBA-në dhe vendet e tjera partnere të SHBA-së. Bahrejni nuk do ta ketë problem ta fusë këtë pajisje në forcat e saj të armatosura”, ka thënë Agjencia e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së SHBA-së.
-
SHBA-ja armatos Arabinë e Izraelin, vlera mbi 15 miliardë dollarë
-
SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje historike nukleare
-
Houthit hapin një front të ri në luftën SHBA - Iran
-
Ndërmjetësit kërkojnë 10 ditë armëpushim SHBA-Iran
-
Sulme të reja mes SHBA-së dhe Iranit, tensionet afrohen drejt një lufte të hapur