Ambasada e SHBA-ve në Turqi ka njoftuar sot se rikthen lëshimin e pjesshëm të vizave në misionet e saj diplomatike në këtë vend.
Ky vendim erdhi pasi Ankaraja e siguroi Uashingtonin se asnjë nga punonjësit nuk do të ndalohet ose të arrestohet, për shkak të "ushtrimit të detyrave të tyre", transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne besojmë se gjendja e sigurisë është përmirësuar mjaftueshëm për të lejuar vazhdimin e shërbimeve të kufizuara vizave në Turqi. Ne jemi ende të shqetësuar seriozisht për rastet aktuale kundër punëtorëve të arrestuar të misioneve tona diplomatike në Turqi", thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.