Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, kanë nënshkruar të martën një marrëveshje kornizë për sigurimin e furnizimit me minerale të rralla.
Liderët nënshkruan marrëveshjen në Tokio.
Të dy shtetet përpiqen të dobësojnë dominimin e Kinës në tregun e disa prej përbërësve kryesorë të elektronikës. Asnjëri prej liderëve megjithatë nuk e përmendi Kinën e cila dominon tregun me rreth 90 për qind të mineraleve të rralla. Pekini së fundmi ka kufizuar eksportin dhe ka kërcënuar zinxhirin e furnizimit me mineralet.
Trump dhe presidenti kinez, Xi Jinping, pritet të takohen të enjten në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut, për të diskutuar marrëveshjen për të zbutur tarifat amerikane dhe për kufizimet nga Kina.
-
Trump dhe liderët e Azisë Qendrore arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla
-
SHBA-ja po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për hapjen e Hormuzit, thotë Trumpi
-
Kryeministrja japoneze sjell “propozime specifike” për ta qetësuar tregun global të energjisë
-
SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë takim në Paris para samitit Trump-Xi
-
Trumpi takohet me Xi-në, zvogëlon tarifat ndaj Kinës