Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja do t’i lëvizë avionët ushtarakë e anijet më pranë Izraelit

Joe Biden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë t’i lëvizin anijet e marinës dhe avionët luftarakë më në afërsi të Izraelit, kanë bërë të ditur dy zyrtarë amerikanë, raportoi Skynews të dielën.

Këto lëvizje po planifikohen të bëhen për të shfaqur një mbështetje më tepër për Izraelin kundër sulmeve të Hamasit, derisa u tha se jo të gjitha anijet do të ankorohen brenda ditës, ndërsa vendosja e avionëve do të bëhet më shpejtë.

Ky vendim i Shtëpisë së Bardhë do të hyjë në fuqi së shpejti, derisa mediumi ka raportuar tutje se anijet do të përdoren edhe për evakuime nga Gaza, ku nevoja humanitare do të jetë e madhe pasi “banorët e Gazës nuk janë në gjendje të largohen nga enklava”.

Autoritetet izraelite i kanë kërkuar ndihmë ushtarake SHBA-së, por që specifikat e kërkesës s’janë bërë të ditura.