Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja do të vazhdojë t’i japë Ukrainës asistencë për sigurinë

wh

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi një shpërthim që dëmtoi urën rrugore dhe hekurudhore të Rusisë drejt Krimesë, por tha se do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë dhe se presidenti rus Vladimir Putin e kishte nisur luftën dhe nëse zgjedh mund t’i japë fund.

“Ne nuk kemi asgjë më shumë për të shtuar në lidhje me shpërthimin e urës”, tha zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Johny Kirby.

Ai ka shtuar se “Putini e ka nisur këtë luftë dhe Putini mund ta përfundojë sot atë, thjeshtë duke i zhvendosur trupat e tij jashtë vendit”.