Forcat e Shteteve të Bashkuara do të qëndrojnë në Irak për “aq sa ka nevojë” të ndihmojnë stabilizimin e rajonit që ishte kontrolluar nga Shteti Islamik, deklaroi një zëdhënës i koalicionit për luftimin e militantëve.
“Ne do të mbajmë trupat për aq sa ka nevojë, arsyeja tjetër pas Shtetit Islamik është stabiliteti dhe ne duhet të qëndrojmë këtu”, tha kolonel Sean Ryan.
Numri i ushtarëve amerikanë, mund të ulet, në momentin kur forcat e tjera të NATO-s do të zbarkojnë për të ndihmuar në trajnimin e forcave irakiane shtoi Ryan.
Ai ka theksuar se 5,200 trupa janë të vendosura në Irak për momentin.
Artikuj të ngjashëm
-
Pentagoni zvogëlon misionin ushtarak në Irak
-
SHBA-ja tërheq komplet forcat e saj nga Iraku në shtator
-
SHBA-ja do t’i tërheqë 5000 trupa nga Gjermania në 6-12 muaj e ardhshëm
-
SHBA-ja po planifikon të dërgojë mijëra trupa të tjerë në Lindjen e Mesme
-
Sulmi i SHBA-së në Iran duket shumë i mundshëm, përmendet 24-orëshi