Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do ta shfrytëzojnë ndikimin diplomatik dhe ushtarak në rajon për t’i zbutur tensionet midis Greqisë dhe Turqisë rreth detit Mesdhe.
Një zotim të tillë Pompeo e bëri gjatë vizitës së tij në Selanik, të ndërmarrë vetëm pak ditë pasi Athina dhe Ankaraja shprehën gatishmëri për rinisjen e dialogut diplomatik rreth përplasjeve që gjatë verës nxitën grumbullime ushtarake dhe shqetësime për shpërthimin e një konflikti ushtarak në zonën e kontestuar detare.
Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë janë përkeqësuar gjatë këtij viti shkaku i mospajtimeve rreth kufirit dhe së drejtës për kërkime të hidrokarbureve në ujërat lindorë të Mesdheut.
-
Pompeo u kërkoi Greqisë dhe Turqisë të heqin dorë nga përshkallëzimi ushtarak në Mesdhe
-
Erdogani “shqetëson thellë” SHBA-në
-
Erdogan nuk sprapset nga kërkimet për naftë, Pompeo thërret për uljen e tensioneve
-
Rubio kërkon mbështetjen e Turqisë për arritjen e paqes në Ukrainë
-
SHBA-ja do zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme