Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra pritet të lëvizin drejt tregtisë së lirë midis vendeve të tyre, me marrëveshje sektoriale dhe ao po punojnë për lehtësimin e biznesit në sektorin farmaceutik, tha ambasadori i SHBA-së në Zvicër, Scott Miller për gazetën Tages Anzeiger.
Miller tha se në raundin e fundit të negociatave tregtare midis dy vendeve, Zvicra nuk ishte e përgatitur të hapte tregun e saj bujqësor për produktet amerikane. Kësisoj, bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis dy vendeve kanë ngecur.
Por Miller tha se me Shtetet e Bashkuara tani tregu numër një eksporti për Zvicrën, “ne mund të ndërmarrim hapa drejt tregtisë së lirë duke lidhur marrëveshje sektoriale”.
“Për sa i përket industrisë farmaceutike, ne po punojmë për lehtësimin e tregtisë”, tha ai në komentet e publikuara të shtunën.
Zvicra është shtëpia e gjigantëve farmaceutikë Novartis dhe Roche.
-
Presidentja zvicerane thotë se Trumpi ka planifikuar negociata “të privilegjuara” me 15 shtete
-
JD Vance largohet nga Zvicra, bisedimet SHBA-Iran vazhdojnë në nivel të ekipeve teknike
-
Nisin në Zvicër bisedimet SHBA-Iran
-
Arrijnë delegacionet e SHBA-së dhe Iranit në Zvicër, pritet të nisin bisedimet
-
Anulohen bisedimet SHBA-Iran që pritej të zhvilloheshin sot në Zvicër