Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja dhe Turqia janë në kontakt, me gjithë përplasjen rreth sistemit rus

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patric Shanahan dhe homologu i tij turk, Hulusi Akar janë në kontakt rreth planeve të Ankarasë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes, teksa ata mund të takohen gjatë takimeve të NATO-s në Bruksel gjatë javës së ardhshme, i ka thënë Reutersit komandanti i NATO-s.

Gjenerali amerikan, Tod Ëolters ka thënë se raportet ushtarake midis SHBA-së dhe NATO-s janë “absolutisht solide”, me gjithë vendimin e Ëashingtonit për ta anuluar blerjen prej Turqisë të aeroplanëve luftarakë F-35, po qe se Ankaraja i materializon planet për blerjen e sistemit mbrojtës rus, S-400, transmeton Koha Ditore.

“Këto dy asete, S-400 dhe F-35 nuk mund të vendosen bashkë në Turqi”, ka thënë Ëolters. “E di se dialogu duhet të vazhdojë... pra detajet midis ministrit Akar dhe Sekretarit Shanahan. Në të vërtetë ka mundësi që ata të takohen gjatë javës së ardhshme gjatë takimeve të ministrave në NATO”, ka thënë ai.