Sulmin terrorist në Abu Dhabi, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona e disa të lënduar, e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada Amerikane shkroi se grupi ekstremist i Huthëve ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
“Ne përsërisim angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe qëndrojmë të bashkuar me partnerët tanë”, thuhet në komunikatë.
Sulmet me dronë shkaktuan shpërthimin e tri cisternave me naftë.
Emiratet gjithashtu kanë reaguar për sulmin duke thënë se grupi ekstremist “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. Sulmin nga vendorët e ka dënuar edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Artikuj të ngjashëm
-
Sulm me dron në Abu Dhabi, vriten tre persona
-
Sulmi me dron në Abu Dhabi mbi cisternat me naftë lë tre të vdekur
-
Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar afër Mekës një dron të Houthit
-
Houthit sulmojnë dy anije saudite në Detin e Kuq, SHBA-ja vazhdon sulmet ndaj Iranit
-
Sulmohet porti më i madh i naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe