Sekretari i Shtetit i SHBA-së Mike Pompeo, ka akuzuar aleatët evropianë se po “mbajnë krahun e ajatollahëve”, pasi që kanë thënë se nuk mund të rivendosen sanksionet ndaj Iranit.
Britania, Franca dhe Gjermania thanë se SHBA-ja nuk ka të drejtë ligjore që të rikthejë sanksionet, shkruan BBC-ja të premten.
Sidoqoftë, SHBA në mënyrë kontroverse ka nisur një proces në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të rivendosur sanksionet e OKB-së, por nuk ka mbështetje deri më tash.
“Asnjë shtet, pos SHBA-së nuk ka pasur guximin dhe vendosmërinë për të shtyrë përpara rezolutën. Në vend të kësaj, ata po ia mbajnë krahun Ajatollahëve”, tha Pompeo, pasi që formalisht dërgoi ankesën duke e akuzuar Iranin se nuk është në pajtim me rezolutën e OKB-së, transmeton KOHA.
Iranit, sanksionet i ishin hequr më 2015 pas marrëveshjes nukleare, si shkëmbim i heqjes dorë nga programi bërthamor.
-
Irani nuk do të flasë për marrëveshjen bërthamore derisa SHBA-ja t’ia heqë sanksionet
-
SHBA-ja paraqet kërkesë në Kombe të Bashkuara për sanksione ndaj Iranit
-
Hegseth: SHBA-ja e gatshme të rivendosë bllokadë të hekurt ndaj Iranit nëse marrëveshja nuk zbatohet
-
Irani thotë se SHBA-ja po tregon mungesë serioziteti në diplomaci
-
Trumpi s’mund ta privojë Iranin nga e drejta e tij bërthamore, thotë presidenti iranian