Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA hedh poshtë pretendimet e Pekinit për Detin e Kinës Jugore

Uashington, 14 korrik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtuan zyrtarisht një seri kërkesash kineze për Detin e Kinës Jugore, ndërsa Uashingtoni rifillon konfrontimin e tij me Pekinin.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka premtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin aleatët dhe partnerët në rajon duke etiketuar një seri kërkesash të Pekinit për burime në det të hapur jashtë ujërave të njohura ndërkombëtarisht si “të paligjshme”.

Ai akuzoi Kinën se po zhvillonte një “fushatë provokimi” kundër shteteve në zonë.

Kina pretendon të gjithë Detin e Kinës Jugore, një rrugë kryesore transporti që besohet të jetë e pasur me burime detare dhe minerale.

Ajo ka ndërtuar edhe ishuj artificialë me struktura të tipit ushtarak.

Edhe Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje Botë 1 j. më parë Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje

Filipinet, Vietnami, Malajzia, Brunei dhe Tajvani gjithashtu bëjnë kanë pretendime për hapësirat detare të kësaj zone.

“SHBA përkrah aleatët dhe partnerët tanë të Azisë Juglindore në mbrojtjen e të drejtave të tyre sovrane mbi burimet në det të hapur, në mënyrë të vazhdueshme me të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Pompeo në një deklaratë/ATSH -DPA.