Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA, gruaja dogji fetusin pasi e abortoi

Një grua në Nebraska është deklaruar fajtore për djegien dhe fshehjen e fetusit pasi kishte marrë ilaçe për t’i dhënë fund shtatzënisë, ndërsa prokurorët po akuzojnë edhe nënën e saj se e ka ndihmuar me abortin.

Prokurorët kanë thënë se Celeste Burgess lindi fetusin e vdekur rreth 29 javësh shtatzëni. Ajo ishte 17 vjeç atë kohë, por po paditet si e rritur.

Burgess pranoi fajësinë për fshehjen apo braktisjen e një trupi të vdekur. Fetusi u gjend i varrosur në një fushë, raportoi AP. 

Rasti kundër tyre u nis nga mesazhet në Facebook që shkëmbyen të dyja mbi planin për të marrë ilaçin që do të shkaktonte abortin dhe më pas që të digjnin fetusin.

Artikuj të ngjashëm