Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA e gatshme të ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike të Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të japin ndihmë për rindërtimin e ekonomisë së Koresë Veriore nëse kjo pajtohet që të tërhiqet nga armët bërthamore.

Kështu ka deklaruar Sekretari i SHBA-së, Mike Pompeo, raporton BBC.

SHBA-të do të ishin “të përgatitura për të punuar me Korenë Veriore për të arritur prosperitet me Korenë e Jugut, miqtë tanë Korean”, ka thënë ai para gazetarëve.

Pompeo, i cili sapo është kthyer nga Pyongyang, kryeqytetit i Koresë së veriut, ka thënë po ashtu se ka pasur “bisedime të mira” me liderin Kim Jong-un.

Kim dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump do të takohen në Singapore më 12 qershor të këtij viti.