Nju Jork, 20 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar dy diplomatë kubanë të akredituar në Kombet e Bashkuara duke i akuzuar për “aktivitete që kërcënojnë sigurinë kombëtare, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus.
Të dy diplomatët janë akuzuar se kanë “abuzuar” me qëndrimin e tyre në SH.B.A. për të “tentuar të kryejnë operacione destabilizimi”.
Tani e tutje, për më tepër, “prania brenda SHBA të të gjithë anëtarëve të misionit të përhershëm në OKB do të kufizohet vetëm në ishullin e Manhattan”, ku ndodhet edhe Pallati i Xhamit.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja dëbon 12 diplomatë të misionit rus në OKB për shkaqe sigurie
-
SHBA-ja vendos sanksione ndaj zyrtarëve kubanë për shtypjen e protestave
-
Tensione në OKB, SHBA-ja lëshon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit gjatë fjalës së Francës
-
Rubio e cilëson Kubën si kërcënim për SHBA-në
-
SHBA-ja akuzon për vrasje ish-presidentin e Kubës