Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të mundësohet vaksinim falas kundër COVID-19 për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, raporton B92.
Të mërkurën Serbia ka bërë të mundur që qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës të vaksinohen falas kundër COVID-19 në Serbi dhe ta marrin certifikatën për këtë.
“Mund të vaksinohen plotësisht falas dhe të marrin certifikatë për këtë, siç marrin qytetarët e Serbisë”, tha Vuçiq, duke thënë se ka mjaftueshëm vaksina Serbia.