Një aeroplan me një milion doza të vaksinën kundër COVID-19 të Sinopharm, ka arritur në Serbi të shtunën, duke u bërë shteti i parë evropian që pranon vaksinën kineze për program të vaksinimit.
Presidenti Aleksandër Vuçiq tha se Serbia po priste aprovimin e Sinopharm në ditët në vijim, duke lejuar që vaksinimi të fillojë brenda javës.
Më shumë se 20,000 serbë janë vaksinuar deri tash që kur filluan në dhjetor, shumica prej tyre të moshuar dhe punonjës shëndetësorë, shkruan Reuters.
Shumë kanë marrë doza të vaksinës nga Pfizer/BioNTech ose vaksinën Sputnik V të Rusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Serbia bëhet vendi i parë në Evropë që përdor vaksinën kineze kundër COVID-19
-
Pos sigurimit të “Sputnik V”, Serbia po negocion edhe për vaksinën kineze
-
Serbia fillon vaksinimin, kryeministrja Bërnabiq vaksinohet e para
-
Serbia furnizohet me rreth pesë mijë doza të vaksinës anti-Covid
-
Vuçiq merr dozën e tretë të vaksinës kineze