Pas Italisë, Sllovenisë, Bosnjës e Kroacisë, reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me bubullima dhe erë të stuhishme kanë mbërritur në Serbi, raporton Danas.
Shiu i dendur goditi qytetin e Somborit, ku erërat e forta rrëzuan pemët. Edhe në Suboticë ka pasur dëme.
Në pjesën më të madhe të Vojvodinës, si dhe në pjesë të rretheve Maçvan dhe Kolubara, po vazhdojnë reshjet e dendura.
Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, dëmet materiale janë të mëdha.
Centar Novog Sada. Na kraju snimka se vidi kako se podiže deo krova...#novisad #nevreme #oluja #srbija pic.twitter.com/GLhGSZKF9D
— Radio 021 (@Radio021) July 21, 2023
Artikuj të ngjashëm