Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alijev, kanë hapur sot Samitin e Lëvizjes së të Painkuadruarve në Beograd.
Samiti është takim i nivelit të lartë dedikuar 60-vjetorit të Lidhjes së të Painkuadruarve dhe po mbahet nën nikoqirllëkun e përbashkët të ish-Republikës Jugosllave dhe ish-Republikës Sovjetike.
Rreth tetëdhjetë delegacione të nivelit të lartë, të prirë prej liderëve të shteteve dhe dyzet ministrave të jashtëm, pritet që të jenë të pranishëm në samit.
Ardhja e shteteve pjesëmarrëse ka nisur të dielën, ku janë pritur delegacione nga shtete si Iraku, Kuvajti dhe Sudani, një ditë para samitit zyrtar.
Lidhja e të Painkuadruarve përbëhet prej 120 shteteve në zhvillim, që përfaqësojnë interesat e shteteve në zhvillim në fushatën e kulturës, politikës dhe ekonomisë.
Serbia po ndjek një politikë të jashtme të ngjashme me atë të Jugosllavisë së Titos, duke mbajtur lidhje të afërta edhe me shtetet që dikur ishin pjesë e bllokut lindor, por edhe me ato të Perëndimit.