Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia nis vaksinimin e qytetarëve në autobusë

Serbia ka nisur vaksinimin e qytetarëve të saj në një formë më ndryshe. Këtë të premte në Novi Sad ka nisur vaksinimin i qytetarëve në autobusë.

Një pikë lëvizëse është vendosur në një prej autobusëve në Novi Sad i cili këtë të premte ka nisur vaksinimin e qytetarëve pa pasur nevojë të regjistrohen dhe caktuar terminin për vaksinimin.

Ata kanë mundur të zgjedhin nëse donë të vaksinohen më vaksinën kineze ose atë të Pfizer.

“ Ne deri më tani kemi vaksinuar mbi 110 mijë qytetarë me të dy dozat e vaksinës” ka thënë drejtori i Qendrës Shëndetësor Veselin Bojat në Novi Sad.

Kryeministrja e Serbisë ka bërë gjithashtu të ditur se të premten do të nis fushata për vaksinimin e të rinjve .