Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Serbia mund t’i ofrojë “strehim” Sorosit

E ardhmja e institucioneve të George Sorosit në Hungari është vënë në pikëpyetje pas fitores së radhës të Viktor Orbanit, i cili gjatë fushatës nuk kurseu sulmet ndaj filantropistit.

E nisur nga kjo, rrjeti i fondacioneve Soros është vënë në kërkim të një vendi tjetër për hapjen e institucioneve të tij. Një ndër këto vende mund të jetë Serbia.

Djali i George Sorosit, Alexandri, që mban edhe postin e zv.drejtorit të Bordit të Drejtuesve të Fondacioneve për Shoqërinë e Hapur, u takua së fundmi me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Tch.

“Fondacioni për një Shoqëri të Hapur është gati të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të komunitetit rom në Serbi. Alexander Soros shprehu gatishmërinë për të ndihmuar gjithashtu në reformat që ka ndërmarrë vendi, forcimin e institucioneve dhe të proceseve demokratike në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e publikuar pas takimit nga Presidenca serbe.

Takimi u realizua në të njëjtën ditë kur mediat raportuan se Fondacioni për një Shoqëri të Hapur dhe institucionet e tjera të George Sorosit po shqyrtojnë seriozisht mbylljen e zyrave të tyre në Budapest.

Edhe Robelli: Alexander Sorosi mori pjesë në takimin në Ohër pa kurrfarë mandati Arbëri Robelli: Alexander Sorosi mori pjesë në takimin në Ohër pa kurrfarë mandati

Ky afrim i Presidentit serb me George Sorosin shihet i çuditshëm. Në mars të vitit 2017, duke folur për televizionet vendase, ai i lidhte protestat antiqeveritare të asaj kohe në Beograd dhe Rusi me emrin e filantropit.

“Nëse shohim me kujdes informacionin e rusëve, shohim që pas këtyre protestave qëndrojnë të njëjtët financues, nga Sorosi dhe të tjerët”, pati deklaruar Vuçiq.