Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Senatori McCain akuzon bashkëpartiakun për bllokim të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, akuzoi senatorin tjetër republikan, Raund Paul, se punon për presidentin rus, Vladimir Putin.

Akuza u bë pasi Paul bllokoi debatin dhe votimin për protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

McCain kërkoi shqyrtimin dhe votimin e protokollit, por Paul, republikan nga Kentaki, ishte i vetmi që kundërshtoi, por kjo qe e mjaftueshme që debati të shtyhet.

"Rusia ka bërë përpjekje të bëjë puç në Mal të Zi, të vrasë kryeministrin dhe të rrëzojë qeverinë, në përpjekje për të ndaluar anëtarësimin e tij në NATO", tha McCain, duke iu adresuar Senatit.

NATO, në samitin e muajit maj, pritet të anëtarësojë edhe formalisht Malin e Zi në radhët e saj, por fillimisht protokolli i anëtarësimit duhet të miratohet nga të gjitha shtetet anëtare.