Bob Menendez do të japë dorëheqje nga Senati në SHBA, pasi është dënuar se ka pranuar mito përfshirë edhe shufra ari për t’i ndihmuar qeveritë e huaja, raporton agjencia “AP”.
Demokrati nga New Jersey i ka rezistuar deri më tash thirrjeve për dorëheqje, përfshirë edhe nga lideri i shumicë demokrate në Senat, Chuck Schumer. Dorëheqja e tij vjen një ditë pasi Komiteti i Etikës së Senatit të SHBA-së nisi shqyrtimin për përjashtimin e tij.
Menendez – dikur kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin e SHBA-së – u shpall fajtor për 16 akuza që lidhen me korrupsion. Ai përballet me dekada burgim.
Ai ka insistuar në pafajësi, duke thënë jashtë gjykatës pas dënimit të tij se ai “kurrë nuk e ka shkelur betimin publik”.
Sipas “Washington Post” dhe disa mediave tjera, dorëheqja e Menendezit do të hyjë në fuqi nga 20 gushti.
-
Ish-senatori amerikan Menendez dënohet me 11 vjet burgim për korrupsion
-
Senatori Bob Menendez shpallet fajtor në skemën e ryshfetit
-
Senatori demokrat jep dorëheqje të përkohshme nga Komiteti për punë të jashtme
-
Akuza të reja ndaj senatorit Menendez, kësaj radhe për pengim të drejtësisë
-
Akuza të reja ndaj senatorit Menendez, dyshohet se pranoi “dhurata” nga Katari