Senatori republikan i Arizonës, Jeff Flake sulmoi ashpër presidentin Donald Trump dhe bashkëfajësinë e Partisë Republikane, ndërsa lajmëroi vendimin e tij për të lënë Senatin.
Flake, një kritik i njohur i Trumpit, tha se nuk do të kandidojë më pas fundit të mandatin në vitin 2018, pasi, siç transmeton TCh, nuk ka më vend për të në Partinë Republikane nën drejtimin e këtij presidenti.
“Është koha që bashkëfajësia jonë dhe pranimi i të papranueshmes të marrin fund. Është koha të rrezikojmë edhe karrierën për parimet. Sjelljet e gabuara, të turpshme dhe të padenja, nga maja e qeverisë amerikane janë të rrezikshme për demokracinë”, tha Jeff Flake, senator republikan nga Arizona.
Një ditë më parë ishte senatori tjetër, Bob Corker, që sulmoi presidentin, duke treguar se lista e republikanëve që po i bien alarmit për presidencën “Trump” po shtohet.
Analistët thonë se kritikat e Jeff Flake ndaj presidentit janë një moment potencial kthese në Partinë Republikane, megjithëse ato, si edhe të tjera, vijnë nga senatorë që në një mënyrë apo tjetër i kanë dhënë fund karrierës dhe nuk kanë asgjë për të humbur, diçka që e ka bërë pjesën tjetër të frenohet duke menduar për rizgjedhjen.
-
McConnell vendos të tërhiqet nga udhëheqja e republikanëve në Senat
-
“Republikanë për Bidenin”, grupim pro-kandidatit demokrat
-
Republikani Romney do të votojë për ta shkarkuar Trumpin
-
WP: Pas kritikave nga republikanët, pensionohet zyrtari i FBI-së
-
Senatori Corker thotë se Trump rrezikon “Luftën e tretë botërore”