Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Senati amerikan i hap rrugën debatit për abrogimin e Obamacare

Senati amerikan votoi dje në mbrëmje vonë hapjen e debatit për abrogimin e reformës shëndetësore të ish-presidentit Barack Obama, që quhet ndryshe edhe Obamacare.

Kjo mundëson që Dhoma e Lartë e Kongresit amerikan të diskutojë për disa ditë mbi një çështje që i ka përçarë republikanët për muaj me radhë, transmeton atsh raportimet.

Kjo është fitorja e parë për presidentin Donald Trump, i cili u ka kërkuar senatorëve republikanë të lenë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të abrogojnë përfundimisht Obamacare.

Megjithatë senatorët votuan 50 pro dhe 50 kundër, ndërkohë që ndryshimin e bëri vota e zëvendëspresidentit, Mike Pence që solli edhe votën e 51-të në favor të republikanëve.

Këtë mundësi votimi Kushtetuta amerikane ia lejon zëvendëspresidentit kur rezultati i votimit është i barabartë.

Edhe Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë Botë 8 muaj më parë Dhoma e Përfaqësuesve voton sot marrëveshjen që çon në fundin e mbylljes së qeverisë

I ardhur nga Arizona, ku po trajtohet për kancer në tru, senatori i njohur John McCain votoi në favor të mocionit.

Ai u përshëndet mjaft ngrohtë nga kolegët në momentin e hyrjes në Senat.