Senati i Shteteve të Bashkuara i ka hedhur poshtë masat për shfuqizim të reformës shëndetësore të ish-presidentit, Barack Obama, duke i dhënë goditje të fuqishme agjendës politike të presidentit, Donald Trump.
Tre senatorë republikanë, përfshirë ligjvënësin John McCain, i cili aktualisht është diagnostikuar me kancer të rrezikshëm në tru, me votat e tyre vendimtare, janë shprehur kundër legjislacionit të propozuar, bën të ditur Zëri i Amerikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultati përfundimtar i votimeve ishte 49 për dhe 51 kundër.
“Ky ishte zhgënjim, me të vërtetë zhgënjm”, u tha kolegëve pas votimit, lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConell.