Autoritetet doganore kanë sekuestruar vitin e kaluar në kufijtë e Bashkimit Evropian 31 milionë produkte të falsifikuara, që përfaqësojnë një vlerë prej 580 milionë euro, njoftoi sot Komisioni Evropian.
“Mes këtyre produkteve, 43% janë produkte të jetës së përditshme që falsifikimi i bën potencialisht të rrezikshme, si produktet shëndetësore, medikamentet, lodrat apo pajisjet elektrike”, thekson ekzekutivi evropian në një komunikatë, transmeton KP.
Falsifikimet më të shpeshta lidhen me produktet ushqimore (24% e produkteve të kapura), të ndjekura nga lodrat (11%), duhani (9%) dhe veshjet (7%).
Artikuj të ngjashëm
-
Dogana konfiskoi gjatë vitit 2021 mbi pesë milionë euro mallra të falsifikuara
-
Dogana konfiskoi rreth 1 milion euro mallra të falsifikuara
-
Fanella të falsifikuara me vlerë prej 21 milionë euro janë sekuestruar gjatë Botërorit
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Ndalohen 38 mijë lodra prej 100 mijë eurosh në zona doganore, sekuestrohen mbi 2540 copë të tjera