Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis nesër viziton Shkupin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis nesër do të ketë vizitë zyrtare në Maqedoni.

Mattis do të ketë takim me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, me ministren e Mbrojtjes Radmila Shekerinska, ndërsa më pas është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat.

Edhe vetë Mattis paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë që të shpreh mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrit, por edhe brengosje për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha Mattis në një deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Ai theksoi se është i brengosur se Rusia mund të tentojë të përzihet në procesin e referendumit në Maqedoni, transmeton kp.

Edhe Sekretari amerikan Mattis të dielën në Maqedoni për ta mbështetur Botë Sekretari amerikan Mattis të dielën në Maqedoni për ta mbështetur

“Nëse keni votim, Moska do të përzihet. Unë jam i brengosur për atë. Përzierja të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina dhe tani deri në Maqedoni, gjithmonë i përshtatet situatës konkrete”, tha ai.

Për herë të parë në 14 vitet e fundit një sekretar amerikan i Mbrojtjes ndodhet për vizitë në Maqedoni.