Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka arritur në Izrael të dielën, që shënon edhe vizitën e parë të një përfaqësuesi të administratës së Bidenit, qëndrimi i të cilit ndaj Iranit ka shqetësuar qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Austin do të takohet me kryeministrin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtes, Benny Gantz gjatë vizitës së tij dy-ditore, ndërkohë që diskutimet kryesore mes tyre do të jenë rreth furnizimit të Izraelit me armëve nga SHBA-ja.
Uashingtoni është përpjekur të sigurojë Izraelin në çështjet e sigurisë rajonale ndërsa rifillon bisedimet, deri më tani indirekte dhe jo përfundimtare, në lidhje me një kthim të SHBA-së në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis fuqive të mëdha dhe Iranit, të cilës ish-presidenti Trump i kishte dhënë fund.
-
Bideni arrin në Izrael, pritet nga Netanyahu
-
Izraeli po përgatitet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit
-
Bennett viziton Emiratet e Bashkuara, vizita e parë e një kryeministri izraelit në këtë vend
-
Netanyahu kërkon ndryshim politik dhe sigurie në Liban
-
Blinkeni arrin në Izrael për t'i nisur bisedimet për armëpushim