Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku dhjetë alpinistë vdesin në malet në Iran

Së paku dhjetë alpinistë kanë vdekur në malet në veri të kryeqendrës së Iranit, në Tehran, si pasojë e një orteku dhe stuhie bore, njofton BBC.

Mali Alborz është destinacion i preferuar për alpinistët dhe skitarët, por ditët e fundit kushtet atmosferike kanë qenë mjaft të rënda.

Janë caktuar 20 skuadra kërkim-shpëtimi që kanë shpëtuar 14 alpinistë, por edhe së paku shtatë janë duke munguar.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka ndaluar në mbrëmjen e të shtunës, por do të vazhdojë sot.

Në mesin e atyre që kanë vdekur janë një aktivist politik, një akademik, një mjek dhe një instruktor i alpinizmit.

Edhe Orteqet lënë të vdekur pesë alpinistë në Itali Botë Orteqet lënë të vdekur pesë alpinistë në Itali

Në një moment të premten, rreth 100 persona kishin mbetur të ngujuar në një resort skijimi kur u prish një teleferik.

Ka pasur paralajmërime të mëhershme për mot të keq dhe po ashtu ortekë të mundshëm.