Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 41 të vdekur nga zjarri në një burg në Indonezi

Së paku 41 persona në Indonezi kanë vdekur në një burg i cili u përfshi nga zjarri.

Zjarri shpërtheu në orët e para të së mërkurës në burgun e Tangerangut, ku pothuajse shumica e të burgosurve ishin duke fjetur.

Ishin 122 të burgosur duke qëndruar në Bllokin C, blloku i burgut që ishte më së shumti i prekur.

Në mesin e viktimave janë edhe disa persona të huaj si nga Portugalia e Afrika.

Ministri i Drejtësisë së Indonezisë tha në një konferencë se ambasadat e vendeve respektive janë të njoftuara.