Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 25 të vrarë gjatë dy ditëve të fundit në Nigeri

Policia ka shtënë me armë zjarri në drejtim të protestuesve myslimanë shiitë të cilët po kërkonin lirimin e liderit të tyre në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, të martën, duke vrarë një, e që është dita e dytë e dhunës, ka thënë grupi religjioz.

Trupat të hënën shtien ndaj një marshi të pjesëtarëve të Lëvizjes Islamike të Nigerisë (IMN). Grupi tha se nga të shtënat e së hënës vdiqën së paku 24 protestues, por ushtria tha se janë vrarë vetëm tre persona dhe katër ushtarë janë plagosur, raporton Reuters.

Të martën, policia tentoi të ndalonte qindra pjesëtarë të IMN-së të cilët ishin nisur drejt qendrës së Abujas, atje ku gjenden shumica e ndërtesave qeveritare dhe presidenca, transmeton Koha.net.

Ata po kërkonin lirimin e liderit të tyre Ibrahim Zakzaky, i cili është burgosur që nga dhjetori i vitit 2015 kur forcat e sigurisë vranë qindra persona në aksionin për të shuar grupin.

Zakzaky u akuzua në muajin prill të këtij viti për vrasje në dhunën e vitit 2015, pasi u mbajt për më shumë se dy vjet.