Të paktën 16 të burgosur janë vrarë pasi trazirat shpërthyen në një burg në Meksikën Qendrore, njoftuan autoritetet.
Pesë të tjerë u plagosën në përleshjet që ndodhën brenda ambienteve të burgut. Gjatë trazirave, që zgjatën për rreth dy orë e gjysmë, zyrtarët thonë se të burgosurit u përleshën njëri-tjetrin, duke përdorur armë zjarri dhe thika, transmeton KTV.
Dhunë ka shpesh në burgjet e Meksikës, shumë prej të cilëve janë të mbingarkuar dhe mbizotërohen nga bandat e drogës.
Një i burgosur u arrestua me një armë ende në posedim të tij dhe tri armë dhe thika të tjera u gjetën më vonë brenda burgut.
Artikuj të ngjashëm
-
Dhjetë të vdekur pas një sulmi të armatosur në një burg në Meksikë
-
Pesë të vdekur gjatë trazirës në një burg të Hondurasit
-
Mbi 50 të vdekur në burgjet e Ekuadorit në luftimet mes bandave
-
Së paku 25 të vdekur e 20 të plagosur pas përleshjeve në një burg në Venezuelë
-
15 të burgosur vriten gjatë përleshjeve në një burg në Ekuador