Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot se nuk mund të ketë kthim në marrëdhëniet e paraluftës me Rusinë.
Ai tha në samitin G7 se Rusia ka shkelur të gjitha rregullat, të gjitha marrëveshjet e bëra për bashkëpunim duke sulmuar Ukrainën.
Scholz tha se udhëheqësit e G7 ranë dakord se kjo kishte çuar në ndryshime afatgjata, të cilat do të shënonin një periudhë shumë të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Është e qartë se në marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të ketë kthim në kohë para sulmit ndaj Ukrainës”, tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Scholz: Është qëllimi im të thërras zgjedhje të parakohshme
-
Scholzi u përgjigjet kritikave ndaj telefonatës me Putinin
-
Scholz s’i jep leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë
-
Scholzi përdor fjalimin e Vitit të Ri për të përcjellë mesazh besimi
-
Scholz: Putini duhet ta kuptojë që nuk do të ketë sukses me luftën në Ukrainë