Kancelari gjerman Olaf Scholz, në një takim me banorët e Dresdenit më 29 shkurt, paraqiti një argument të ri për të mos dërguar raketat me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë.
Scholz ka thënë se Taurus, raketë me rreze maksimale prej 500 kilometrash, është armë që, nëse përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të godasë objektiv specifik diku në Moskë.
“Kjo është arsyeja pse unë po flas mjaft diplomatikisht, të tjerët gjithashtu”, ka shtuar ai.
Kancelari gjermane theksoi se, nëse Gjermania do të dorëzonte Taurus, do të duhej të përfshihej drejtpërdrejt në lëshimin e raketës dhe se mendon se kjo është e pamundur.
Në fillim të kësaj jave, Scholz ka thënë se ishte fuqimisht kundër furnizimit të Ukrainës me raketa Taurus, duke përmendur rrezikun e futjes së Gjermanisë në konflikt.
Ukraina vazhdimisht ka kërkuar armatim më të fortë nga Perëndimi, i cili ka hezituar për shkak se mund ta përshkallëzojë luftën.
-
Parlamenti gjerman refuzon dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë
-
Çfarë janë raketat “Taurus”, armët në zemër të tensioneve ruso-gjermane
-
Scholz: S’do të dërgojmë ushtarë në Ukrainë për t’i mësuar si të përdorin raketën Taurus
-
Merzi thotë se aleatët e Kievit nuk do ta kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
-
Merz lë të kuptohet se mund të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë