Kushtetuta gjermane e njohur ndryshe si Ligji Bazik, është e përshtatshme për të ardhmen ndërkohë që 70-vjetori i saj po afron, sipas politikanit veteran, Wolfgang Schaeuble, që aktualisht shërben si president i Dhomës së Ulët të Parlamentit.
“Gjatë 70 viteve të fundit kemi parë shumë sfida dhe për të gjitha ato Ligji Bazik ka dhënë një kuadër, brenda të cilit ato mund të menaxhoheshin”, deklaroi politikani kristiandemokrat, para përvjetorit që zhvillohet më 23 maj.
Kushtetuta hyri në fuqi në Gjermaninë Perëndimore më 23 maj, 1949, ndërsa Gjermania Lindore miratoi Kushtetutën e saj më 7 tetor të të njëjtit vit. Që prej ribashkimit më 1990, Kushtetuta e perëndimit u aplikua në të gjithë vendin./ ATSH