Transmetuesi shtetëror rus, RT, ka njoftuar se do të përmbushë kërkesat e SHBA-së që të regjistrohen si agjentë të jashtëm, duke shtuar se një urdhër i tillë do të hudhet në gjyq.
RT, i njohur si Russia Today, ka thënë në një kumtesë në faqen online se Departamenti amerikan i drejtësisë, ka detyruar ata të regjistrohen si agjentë të jashtëm deri më datën 13 nëntor.
Departamenti i drejtësisë, vazhdimisht ka refuzuar të konfirmojë apo mohojë një urdhër të tillë, ata po ashtu nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë.
Kryeredaktorja, Mararita Simonyan, tha se punonjësit e televizionit mund të arrestohen nëse nuk regjistrohen në ligjin e agjentëve të jashtëm të SHBA-së.
Faqja online e televizionit e ka cituar Simonyan të ketë thënë se “ në mesin e pasojave apo regjistrimit, ne zgjedhim regjistrimin, edhe pse kategorikisht nuk pajtohem me këtë kusht”.
Ajo ka thënë se për këtë do t’i drejtohet gjykatës.
-
Rusia shpall REL-in dhe Zërin e Amerikës agjentë të huaj
-
Paralajmërimi rus për mediat amerikane, përgjigje ndaj veprimit të SHBA-së
-
Rusia miraton ligjin që konsideron mediat e huaja si agjentë
-
SHBA-ja vendos një sërë masash ndaj Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet e 5 nëntorit
-
Rusia arreston gazetaren me shtetësi amerikane nën akuza për spiunazh