Autoritetet ruse kanë vendosur kushte të tjera për t'ia lëshuar trupin e Navalnyt familjes, ka bërë të ditur Fondacioni i tij Anti-Korrupsion.
Komiteti Hetimor Rus ka vendosur më shumë kushte për t'ia lëshuar trupin e Alexey Navalny nënës së tij, sipas Ivan Zhdanov, drejtori i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny, raportoi CNN.
Përveç kryerjes së një funerali të fshehtë "në mesin e familjes", komiteti ka thënë se ata kërkojnë edhe këto tri kushte: Trupi duhet të transportohet në Moskë me një aeroplan special dhe para se të mbërrijë në kryeqytet, nëna e Navalnyt nuk duhet të njoftojë funeralin në mënyrë që turma të mos e takojë trupin në aeroport, familja duhet të shoqërohet nga një punonjës i komisionit hetimor gjatë gjithë kohës përpara varrimit, nëna e Navalnyt duhet të vendosë për datën e funeralit pasi të arrijë në Moskë, dhe trupi duhet të mbahet në rajonin e Moskës ose Vladimir para funeralit.
Sipas Zhdanov, komiteti hetimor "ka frikë se morgu do të sulmohet".
Certifikata e vdekjes do t'i jepet familjes së Navalny-t pasi të bien dakord të plotësojnë kushtet e mësipërme, ka thënë Zhdanov.
Nënës së Navalny-t fillimisht iu mohua zgjedhja e varrezës, dhe më pas të dyja palët ranë dakord për të mbajtur funeralin në varrezat Khovanskoye në Moskë, ka deklaruar Zhdanov, duke shtuar se palët nuk kanë rënë dakord për sallën e lamtumirës.
Sipas Zhdanovit, nëna e Navalny u kërcënua që të pajtohej me kushtet.
Alexei Navalny ka vdekur më 16 shkurt në një koloni penale në Rusi. Sipas autoriteteve ruse, ai nuk po ndihej mirë pas një shtëtitjeje, dhe pavarësisht përpjekjes së ndihmës së shpejtë për ta shpëtuar, ai vdiq.