Vëllai i Alexei Navalnyt është vënë në listën e të kërkuarve nga Rusia, sipas medias shtetërore ruse.
Një rast i ri kriminal është hapur kundër Oleg Navalnyt, duke e bërë atë person të kërkuar në Rusi.
Në vitin 2021 atij i është shqiptuar një vit dënim me kusht për thyerjen e rregullave të COVID-19, pasi ishte akuzuar se kishte bërë thirrje që të ndiqej një tubim i vëllait të tij, Alexei.
Ai ishte dënur në mungesë, në shkurt të vitit 2022 me një vit burgim, për shkelje të dënimit me kusht.
Vendndodhja e tij nuk dihet. Ai ka udhëtuar në Qipro në vitin 2021, dhe nuk është kthyer në Rusi, sipas dokumenteve të gjykatës, të cituara nga agjencitë e lajmeve.
Alexei Navalny ka vdekur më 16 shkurt në burgun e sigurisë së lartë ku po mbahej në Rusi. Trupi i tij nuk i është dorëzuar ende familjarëve.
-
Rusia vendos kushte të reja për t’ia kthyer familjes trupin e Navalnyt
-
Një vit nga vdekja e Navalnyt, e veja e tij akuzon Putinin për fshehjen e së vërtetës
-
Tre avokatët e Navalnyt dënohen me burgim në Rusi
-
E veja e Navalnyt thotë se do të garojë për presidente të Rusisë
-
Gjykata ruse refuzon t’i lirojë avokatët e Navalnyt