Rusia ka lansuar një rekord prej 90 sulmeve me dronë “Shahed” nëpër Ukrainë në orët e para të vitit të ri dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se sulmet “do të intensifikohen”, raporton agjencia “AP”.
Duke folur nga një spital ushtarak, Putin tha se Ukraina mund të presë më tepër sulme pas granatimit të qytetit kufitar rus Belgorod ku humbën jetën dhjetëra persona dhe u lënduan mbi 100 tjerë.
“Ata duan të na frikësojnë dhe krijojnë paqartësi brenda shtetit tonë. Ne do t’i intensifikojmë sulmet. S’do të mbetet pa ndëshkuar asnjë krim i vetëm ndaj popullatës sonë civile”, ka thënë Putin, ndërsa e ka quajtur sulmin në Belgorod si “akt terrorist”.
Rusia e ka fajësuar Ukrainën për sulmin e të shtunës, që ishte një nga më vrasësit që ndodhi në territorin rus që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Zyrtarët rusë kanë thënë të hënën se numri i të vdekurve ka arritur në 25, përfshirë pesë fëmijë.
Putin ka thënë se Rusia do të shënjestrojë “vetëm infrastrukturë ushtarake në Ukrainë”.
Edhe
Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë
“Sigurisht se ne mund të godasim sheshet në Kiev apo qytetet tjera. Unë jam shumë i zemëruar, por a duhet të godasim civilët? Jo. Ne godasim vetëm shënjestrat ushtarake dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Putin.
Vala e sulmeve ruse në Ukrainë ka vazhduar gjatë ditës së hënë.
Një 15-vjeçar ka humbur jetën dhe shtatë tjerë janë lënduar pasi mbetet e njërit prej 87 dronëve që u rrëzuan goditën një ndërtesë në qytetin jugor ukrainas Odesa.
Po ashtu mbetjet shkaktuan zjarre në disa vende në Odesa.
Edhe
Ukraina sulmon Rusinë me qindra dronë, të paktën gjashtë të vdekur
Po ashtu sulmet me dronë e artileri shkaktuan vdekjen e tre personave në Kherson, Kharkiv dhe Sumy, përfshirë të një gruaje 73-vjeçare.
Në qytetin perëndimor ukrainas Lviv, sulmet ruse dëmtuan rëndë një muze. Po ashtu u dëmtuan ndërtesat universitare në Dubliany.