Ukraina është sulmuar sërish nga dronët rusë, pas dy ditëve me sulme të shumta ajrore nga të dyja palët. Është raportuar për shpërthime në Kiev e Kharkiv, ku kryebashkiaku ka thënë se ndërtesa banimi ishin nën zjarr.
Moska është duke shpeshtuar aksionet pas sulmeve ukrainase në qytetin kufitar rus Belgorod të shtunën, ku humbën jetën të paktën 20 persona. Sulmi në Belgorod ndodhi, pasi Rusia kreu sulme nëpër Ukrainë të premten.
Në ato sulme mbetën të vdekur 39 persona. Sulmet e të premtes ishin përshkruar nga Kievi si bombardimet më të mëdha nga Rusia që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të kaluar. Mbrojtjet ajrore të Ukrainës në rajonet që rrethojnë Kievin janë aktivizuar sërish, për të neutralizuar një sulm me dronë të Rusisë.
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se ka pasur sulme me dronë edhe në qytetin verilindor Kharkiv. Nuk dihet shkalla e dëmeve dhe nuk është raportuar ende për të vdekur.