Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia vazhdon sulmet me dronë në Ukrainë

Ukraina sërish është sulmuar nga dronët rusë, kanë thënë zyrtarët, pas dy ditëve me sulme të shumta ajrore nga të dyja palët, raporton “BBC”.

Raportohet për shpërthime në Kiev e Kharkiv, ku kryebashkiaku ka thënë se ndërtesa banimi janë nën zjarr.

Moska është duke shpeshtuar sulmet pas sulmeve ukrainase në qytetin kufitar rus Belgorod të shtunën, ku humbën jetën të paktën 20 persona.

Sulmi në Belgorod erdhi, pasi Rusia kreu sulme nëpër Ukrainë të premten. Në ato sulme humbën jetën 39 persona. Sulmet e të premtes ishin përshkruar nga Kievi si bombardimet më të mëdha nga Rusia që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të kaluar.

Mbrojtjet ajrore të Ukrainës në rajonet që rrethojnë Kievin janë aktivizuar sërish të shtunën mbrëma, për të neutralizuar një sulm me dronë të Rusisë.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se ka pasur sulme me dronë edhe në qytetin verilindor Kharkiv.

Edhe Rusia vazhdon sulmet me dronë në Ukrainë Botë Rusia vazhdon sulmet me dronë në Ukrainë

“Nuk ka komplekse ushtarake, vetëm kafene, komplekse banimi dhe zyra. Në prag të Vitit të Ri, rusët deshën të frikësonin qytetin tonë, por nuk jemi të frikësuar – jemi të pathyeshëm”, ka shkruar në Telegram, kryetari i Kharkivit, Igor Terekhov.

Nuk dihet shkalla e dëmeve dhe nuk është raportuar ende për të vdekur.

Një sulm i të shtunës në Kharkiv kishte lënë 19 persona të lënduar.