Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se ka vrarë katër komandantë të lartë të grupit militant, Shteti Islamik, në një sulm ajror në qytetin e Deir el- Zour.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar deklaratën e Ministrisë se Mbrojtjes, duke thënë se 40 militantë janë vrarë në sulme ajrore, përfshirë edhe Abu Muhammad al- Shimali, që është përgjegjës për luftëtarët e huaj në Siri, transmeton REL.
Luftime të ashpra po vazhdojnë në mes të forcave të qeverisë siriane, që mbështeten nga Rusia, dhe ushtarëve të Shtetit Islamik, për të marrë nën kontroll Deri al- Zourin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përgëzuar këtë javë homologun sirian, Bashar al – Assad, pasi media shtetërore siriane kishte raportuar se trupat e qeverisë kishin mposhtur rrethimin trevjeçar të qytetit Deri al- Zour.
-
IS-i merr përgjegjësinë për sulmin mbi forcat qeveritare siriane
-
SHBA-ja sulmon kampet e IS-it në Siri, të paktën 35 militantë të vrarë
-
Ushtria amerikane thotë se vrau 37 militantë islamikë në Siri
-
Dhjetëra ushtarë rusë “vriten në një sulm ajror”
-
Sulmohet një autobus ushtarak në Siri, vriten 23 ushtarë sirianë