Rusia ka thënë se do të dërgojë muzikantë në vijë të frontit në Ukrainë në tentim për të rritur moralin e ushtarëve, thotë BBC.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar formimin e “brigadës kreative të vijës së frontit” këtë javë, duke thënë se në të do të përfshihen si vokalistë ashtu edhe muzikantë.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka përmendur krijimin e kësaj brigade në përditësimin e inteligjencës britanike për gjendjen në Ukrainë.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ka vizituar trupat ruse në vijën e frontit në Ukrainë.
Artikuj të ngjashëm
-
Trupa britanike mund të dërgohen në Ukrainë për t’i trajnuar ushtarët
-
Rusia paralajmëron Francën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë
-
Rusia po përgatit 100 mijë trupa për ofensivë këtë verë, thotë Ukraina
-
Kontrata që Rusia po u ofron migrantëve për t’i dërguar në luftë në Ukrainë
-
Rusia synon t’i rekrutojë edhe 400.000 qytetarë për të luftuar