Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia sjell në Serbi sisteme të mbrojtjes së raketave S-400 për stërvitje ushtarake

Moskë/Beograd, 25 tetor - Rusia tha të enjten një divizion i sistemit të saj të mbrojtjes raketore S-400 do të marrë pjesë në një stërvitje ushtarake në Serbi, duke nënvizuar dëshirën e Moskës për të qëndruar në krah të një aleati tradicional edhe kur Beogradi kërkon lidhje me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Do të jetë hera e parë që sistemi i sofistikuar S-400, së bashku me një bateri rakete Pantsir, do të marrë pjesë në stërvitje ushtarake jashtë vendit, tha në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se stërvitjet e koduara Mburoja Sllave 2019, synojnë të simulojnë "përdorimin e një grupi të përbashkët luftarak ... në mbrojtje ... kundër zbulimit të armikut dhe veprimeve ofensive".

"Përveç sistemeve të raketave anti-ajrore në përdorim në ushtrinë serbe, sistemet e raketave që janë në përdorim nga Forcat Ajrore Ruse do të përdoren gjithashtu" në manovrat e drejtpërdrejta të zjarrit që do të vazhdojnë deri në 29 tetor, thuhet në një deklaratë.

Stërvitjet filluan të mërkurën por nuk u bënë publike deri të enjten.

Edhe Serbia pranon dy sisteme raketore nga Rusia, do t’i përdorë në manovra ballkanike Arbëri Serbia pranon dy sisteme raketore nga Rusia, do t’i përdorë në manovra ballkanike

Serbia deklaroi neutralitetin ushtarak në vitin 2006 dhe u bashkua me programin e Partneritetit për Paqen të NATO-s në vitin 2015, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ajo është gjithashtu një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe po negocion hyrjen në bllok.

Por Rusia është duke u përpjekur të mbajë Serbinë sllave brenda sferës së saj të ndikimit gjeopolitik.

Serbia, ushtria e së cilës bazohet në teknologjinë e armëve ish-sovjetike, ka siguruar nga Rusia vitet e fundit avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar të personelit.

Të dy vendet kanë shtuar gjithashtu bashkëpunimin në fushën e inteligjencës. Të mërkurën, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse (SVR) Sergey Naryshkin, i tha televizionit shtetëtor serb RTS TV se të dy vendet po kryenin "operacione të ndërlikuara të ndërsjellta" për të mbrojtur interesat e tyre të jashtme.

Edhe BE i kërkon Serbisë të harmonizojë politikën e jashtme me atë evropiane Botë BE i kërkon Serbisë të harmonizojë politikën e jashtme me atë evropiane

Serbia është mbështetur tek Rusia në refuzimin e saj të vazhdueshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, e cila u shkëput në 2008 pas një kryengritjeje të përgjakshme guerilje. Paqeruajtësit e NATO-s mbeten në Kosovë.

Serbia gjithashtu varet tek Rusia për furnizime me gaz natyror dhe kompania më e madhe lokale e naftës, Naftna Industrija Srbije, është në pjesën më të madhe në pronësi të Gazpromit të Rusisë/VOA.