Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia shpreh pendesë për shkeljen e hapësirës ajrore të Koresë së Jugut

Rusia ka thënë se një ndërhyrje në hapësirën ajrore territoriale të Koresë së Jugut nuk ishte e qëllimshme, kjo sipas zyrës presidenciale të Seulit.

"Një zyrtar ushtarak rus shprehu keqardhje të thellë në ministrinë e mbrojtjes të Koresë së Jugut dhe tha se ishte një gabim teknik", thonë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Të martën, Seuli tha se një avion luftarak rus kishte shkelur dy herë hapësirën ajrore territoriale.

Ministria ruse e mbrojtjes më herët e kishte mohuar këtë.

Sipas Shtëpisë Blu të Koresë së Jugut, Rusia tha se shkelja ishte e paqëllimtë dhe se menjëherë do të niste një hetim mbi rastin.

Kjo nuk është konfirmuar nga zyrtarët rusë.

Edhe Rusia mohon t’i ketë kërkuar falje Koresë Jugore për hyrje pa leje në hapësirën e saj ajrore Botë Rusia mohon t’i ketë kërkuar falje Koresë Jugore për hyrje pa leje në hapësirën e saj ajrore

Të martën ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se aeroplani ishte pjesë e një patrulle ajrore të përbashkët nga avionët rusë dhe kinezë mbi Detin dhe Japoninë dhe Detin e Kinës Lindore, patrullimi i parë ajror midis dy vendeve.

Ministria e mbrojtjes e Kinës mohoi të mërkurën se ndonjë prej avionëve në patrullë hyri në hapësirën ajrore territoriale të ndonjë vendi/oranews.